Lajmet e fundit

Neymar ka thënë se ndjenjte ngarkesë psikologjike nga pesha e debutimit të tij para yjeve që kishte Barcelona.
Ai ka deklaruar se të qenit në skuadër me idhujt e tij ishte e vështirë, ndaj i është dashur kohë që të mësohet me këtë gjë.
“Isha i frikësuar kur shihja Messin dhe të tjerët para ndeshjes time të parë me Barcelonën”.
“Kur kam hyrë në zhveshtore, Messi, Xavi, Iniesta, Pique dhe Alves ishin të gjithë aty. Këta ishin idhujt e mi”.
“Më dukej sikur isha duke luajtur në Playstation. Ishte shumë e vështirë në fillim. Dani Alves luajti rol shumë të rëndësishëm për mua kur kam ardhur në Barcelonë pasi më ndihmoi të adaptohem dhe të bëhem ky që jam sot. Kam kaluar shumë kohë me të dhe i jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua”.