Lajmet e fundit

Ylli i Barcelonës Neymar, do ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon si lider të brendeve të gjigantit të veshjeve sportive, Nike.
Sipas drejtuesve të Nike është koha më e duhur për të arritur një marrëveshje me Neymar, pasi ai do të jetë pjesë e Brazilit në vitin 2016 në Lojërat Olimpike Verore që do të mbahen në Rio de Janiero.
Edhe performancat e brazilianit kanë ndikuar që Nike të interesohet për një bashkëpunim me të, transmeton Klan Kosova.