Lajmet e fundit

Analisti politik Nexhemdin Spahiu është i ftuari i Info Magazine në Klan Kosova.
Spahiu ka thënë se varet kush do të akuzohet nga Gjykata Speciale, pasi vetëm posti i presidentit nuk mund të preket nga kjo gjykatë.
“Varet shumë, ne nuk e dimë listën e të akuzuarve për Specialen dhe nuk mund të bëjmë kalkulimet, por i vetmi funksioni, post i cilit njeri nuk mund të arrestohet në detyrë është posti i presidentit”
“Nëse e kanë bërë plan, në radhë të parë ta akuzojnë atëherë nuk do ta lënë me u bë duke i thirr një nga një deputetët e LDK dhe Lista Srpska duke i thënë mos e votoni, e dyta nuk e dimë nëse do ta bëjnë atë veprim”.