Lajmet e fundit

Në emisionin Zona B është i ftuar analisti politik Nexhmedin Spahiu.
Spahiu tha që minoritetet për shkak të interesit që ta vazhdojnë mandatin dhe të mos kenë zgjedhje të tjera do të mund ta votojnë Thaçin.
“ Nuk po shoh ndonjë problem që ata ta votojnë Thaçin”.
“Sikur Beogradi të deklarohej kundër Thaçit, atëherë interesi i deputetëve do të ishte kundër por ai nuk është deklaruar që mund të merret si shenjë aprovimi që Thaçi të zgjidhet president”.
“Mendoj se aty nuk do të ketë problem por problemi është tek deputetët e LDK-së”
“Kam parë Vjosa Osmani, Adem Saliahaj, Anton Çunin dhe Arben Gashi...do të ishte farsë nëse dikush të ishte kundër, ata që janë kundër dihet se si do ta pengojë zgjidhjen e tij”.