Lajmet e fundit

Newcastle United thuhet se i ka hyrë garës për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Paris Saint-Germain, Real Madridi dhe Juventusi janë të lidhur gjithashtu me 28 vjeçarin.
Pogbas kontrata me "Djajtë e Kuq" i përfundon në qershor, teksa sipas medieve britanike thuhet se dy palët janë ende larg arritjes së një marrëveshje.
Newcastle shpreson të mposht konkurrencën për të nënshkruar me francezin në një transferim të lirë, por mbetet për t'u parë nëse ai do të jetë i hapur për një kalim në "St James' Park".
Pobga u transferua te United nga Juventusi në vitin 2016, për një shifër prej 105 milionë euro.
Francezi gjatë kësaj kohe ka zhvilluar 223 paraqitje për "Djajtë e Kuq" dhe ka kontribuar me 39 gola dhe 50 asistime. /Klankosova.tv/