Newcastle United ka shënuar fitore ndaj Chelseat me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së13-të në Premier Leaguen.
Serinë e golave e nisi Alexander Isak, në minutën e 13’. Blutë e barazuan rezultatin me anë të Raheem Sterling, në minutën e 23’, i cili shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit.
Në pjesën e dytë, Neëcastle kaloi sërish në epërsi me anë të Jamaal Lascelles, në minutën e 60’. Vetëm një minutë më vonë Joelinton e realizoi golin e tretë.
Golin e fundit në ndeshje e shënoi Anthony Gordon në minutën e 83’, për rezultatin 4-1.
Neëcastle pas 13 xhirove renditet në vendin e gjashtë me 23 pikë të grumbulluara, teksa Chelsea pozicionohet në pozitën e 10-të me 16 pikë. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.