Newcastle United e ka mposhtur Crystal Palacen me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të javës së nëntë në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Jacob Murphy, në minutën e 4’, teksa Anthony Gordon e dyfishoi epërsinë në minutën e 44’.
Golin e fundit në pjesën e parë e realizoi Sean Longstaff, në minutën e 47’.
Në pjesën e dytë, Callum Willson, në minutën e 66 e vulosi fitoren e Newcastle, për rezultatin final 4-0.
Newcastle pas nëntë xhirove renditet në vendin e pestë me 16 pikë, pesë fitore, një barazim dhe tri humbje.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.