Lajmet e fundit

Ideatori i monumentit “NEWBORN”, Fisnik Ismaili, ka dhënë detaje rreth monumentit ''NEWBORN'' që simbolizon Pavarësinë e Kosovës, në 14 vjetorin e shpalljes.
Ismaili tha se këtë herë mesazhi që përcillet përmes pamjes së re të ''NEWBORN'', do pasqyrojë suksesin e grave të Kosovës dhe të gjitha grave që s’janë më, si shkak i dhunës në familje.
Këto Ismaili i tha sot në Klan Kosova FM, në Paraditja Informative.
Sipas tij e gjithë puna për pamjen e re të monumentit është bërë nga të interesuarit në baza vullnetare.
''NEWBORN'' do të jetë gati për nesër për të gjithë vizitorët.