Lajmet e fundit

Tmerrin që e përjetoi më 1999 kur u dhunua nga forcat serbe, e tregoi publikisht, madje edhe në kongresin amerikan.
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit dhe të tjerëve që përjetuan të njëjtën gjë gjatë luftës, do të përçohet për një vit të plotë në qendër të Prishtinës.
Kjo do të bëhet përmes dizajnit që po i jepet monumentit NEWBORN, për 12 vjetorin e pavarësisë së vendit.
Dukja që sivjet do të marrë monumenti që simbolizon pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë, ka motivuar edhe vullnetarët që po punojnë në të.
Kjo iniciativë u përshëndetë edhe nga qendra për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës.
Kronikë e gazetarit Drin Demiri.