Zyrtarët e qytetit të New York kanë paralajmëruar se prindërit po organizojnë "ndeja të fruthit", ku ata qëllimisht i ekspozojnë fëmijët e tyre të pavaksinuar tek një fëmijë i infektuar, në besimin e gabuar se duke bërë kështu është një mënyrë e sigurt për të krijuar imunitet.
"Unë e kuptoj se prindërit mund të jenë të frikësuar për t'i vaksinuar fëmijët. Por, e di që vksinimi është shumë më i sigurt se sa të prekeni nga fruthi", tha Oxiris Barbot, komisioneri i shëndetësisë së qytetit.
Shpërthimi i fruthit në Brooklin nxiti New York City-n të deklarojë një emergjencë shëndetësore publike, duke kërkuar që njerëzit e pavaksinuar të vaksinohen, ndryshe do të përballen me gjoba deri në $ 1,000.
Ky është shpërthimi më i madh në qytet që nga viti 1991, i sëmundjes që paraprakisht ishte praktikisht e çrrënjosur.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.