Lajmet e fundit
Gardiani i Bayern Munich beson se dikur dora e djathtë e Carlo Ancelotti do të arrijë suksese në Premierligë

Manuel Neuer ka thënë se beson që Paul Clement do të arrijë të drejtojë me sukses Swansea City.
Ish asistenti tek Bayern Munich mori drejtimin e skuadrës nga Premierliga në fillim të vitit, duke shënuar fitoren e parë ndaj Liverpool, me rezultat 3-2.
Neuer ka mbështetur Clement në sfidën e re, pasi synon ta mbajë skuadrën në ligë.
"Është mungesë që ai nuk është me ne, por ai e donte këtë punë".
"Ai është person i jashtëzakonshëm që ka ndihmuar shumë skuadrën".
Mori shumë përgjegjësi tek Bayern dhe mendoj se do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Swansea po ashtu".