Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u përgjigj nëse qeveria e tij beson se mund t’i nxjerrë të gjallë pengjet e mbetura.
Ai thotë se qëllimi i tij është t’i nxjerrë të gjithë gjallë dhe të gjejë eshtrat e atyre që kanë vdekur, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
"Nëse nuk bëjmë asgjë, nuk do t'i nxjerrim jashtë", thotë Netanyahu, duke shtuar se një "luftë rraskapitëse nuk do t'i nxjerrë jashtë".
"Lëvizja për të cilën po flas ka mundësinë t'i nxjerrë ata jashtë", thotë ai.
Familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza kanë kritikuar planin e qeverisë për të zgjeruar ofensivën e saj dhe mijëra njerëz kanë protestuar kundër objektivave të reja ushtarake.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.