Lajmet e fundit

Benjamin Netanyahu ka lavdëruar GJND-në për faktin se ka "refuzuar me të drejtë" çështjen e Afrikës së Jugut, pavarësisht se gjykata i vendosi disa kushte Izraelit.
Duket se kryeministri izraelit po i referohej faktit që gjykata nuk urdhëroi ndalimin e armiqësisë, një refuzim i dukshëm i një prej kërkesave kryesore të Afrikës së Jugut.
GJND-ja lëshoi disa urdhra, duke përfshirë që Izraeli duhet të ndëshkojë nxitjet publike për të kryer gjenocid dhe të mundësojë ofrimin e shërbimeve urgjente bazë dhe ndihmës humanitare në Gaza, teksa gjykata heton akuzat e Afrikës së Jugut për gjenocid.
Netanyahu e quajti pretendimin për gjenocid "jo vetëm të rremë, por edhe skandaloz".
"Si çdo vend, Izraeli ka të drejtën e natyrshme për të mbrojtur veten. Përpjekja e turpshme për t'i mohuar Izraelit këtë të drejtë themelore është diskriminim flagrant kundër shtetit hebre dhe me të drejtë u refuzua", tha ai, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
https://klankosova.tv/gjnd-ja-nuk-urdheron-armepushim-ne-gaze-i-kerkon-izraelit-te-parandaloje-vdekjet-dhe-demet/