Lajmet e fundit

Benjamin Netanyahu ka disa javë të vështira para vetes, në nivel personal dhe politik.
Lideri veteran jo që duhet ta formojë koalicionin për qeverinë e re brenda 28 ditësh pas zgjedhjeve të 17 shtatorit, por që ai përballet edhe me akuza në lidhje me korrupsionin.
Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, e ka ngarkuar Netanyahun që ta formojë Qeverinë, pavarësisht faktit se partia e tij Likud fitoi një ulëse më pak në parlament krahas koalicionit rival.
“Aftësia e Netanyahut për ta krijua koalicionin është më e madhe në këtë moment”, ka thënë Rivlin.