Lajmet e fundit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të pranojë kërkesën e Hamasit për t'i dhënë fund luftës në këmbim të lirimit të pengjeve të mbajtura në Gaza.
“Por për të qenë i qartë: unë refuzoj plotësisht kushtet e dorëzimit të monstrave të Hamasit”, deklaroi ai.
Netanyahu tha se Hamasi ka kërkuar përfundimin e luftës, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.
“Nëse jemi dakord me këtë, ushtarët tanë ranë kot. Nëse jemi dakord me këtë, nuk do të mund të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, tha kryeministri, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.