Lajmet e fundit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është rreziku më i madh për botën.
Këto komente Netanyahu i bëri gjatë një konference për siguri në Munich.
Ai tha se Izraeli nuk do të lejojë që “regjimi në Iran të terrorizojë vendin”.
Netanyahu e krahasoi Marrëveshjen e Munich të viti 1938, si një përpjekje e dështuar për te qetësuar Gjermaninë Naziste, me marrëveshjen për armë nukleare me Iranin të 2015-ës.
Sipas tij Irani ka gënjyer kur ka thënë se nuk kishte dërguar një dron në territorin e Izraelit javën e kaluar, i cili ishte shkatërruar nga forcat izraelite.
“A po e njihni? Duket ta njihni, është i juaji. Mos na testoni” është shprehur Netanyahu duke iu drejtuar Ministrit të Jashtëm të Iranit, Javad Zarif, përderisa tregoi pjesë të dronit të shkatërruar.