Lajmet e fundit

Benjamin Netanyahu ka humbur pushtetin pas 12 vjetësh pasi që sot parlamenti izraelit ka aprovuar koalicionin e ri qeverisës.
Kryeministri i ri i Izraelit pritet të jetë rivali i Netanyahut, Naftali Bennett, shkruan Al jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Kabineti i ri do të betohet pas votimit në Knesset ku mori 60 vota pro dhe 59 kundër qeverisë se re, e cila do të formohet nga lideri qendror i opozitës, Yair Lapid dhe ultranacionalisti Naftali Bennet që pritet të jetë Kryeministër i ri i Izraelit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv
Parlamenti i Izraelit ka votuar për t'i dhënë fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahut si kryeministër, duke miratuar në vend të tij një administratë që ka premtuar të shërojë një komb të ndarë lidhur me largimin e udhëheqësit më jetëgjatë të vendit.
Ndërsa, mijëra izraelitë tashmë janë duke festuar në sheshin Rabin në Tel Aviv betimin e qeverisë së re dhe rrëzimin e Netanyahut nga pushtetit.
https://twitter.com/BarakRavid/status/1404140452262055941