Lajmet e fundit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje të mërkurën për përfundimin e misionit të Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).
"Unë mendoj se është koha që komuniteti ndërkombëtar dhe vetë OKB-ja të kuptojnë se misioni i UNRWA-s duhet të përfundojë", i tha Netanyahu një delegacioni të ambasadorëve të OKB-së.
Është hera e parë që Netanyahu ka bërë thirrje për përfundimin e misionit në kamera dhe ka akuzuar në mënyrë specifike zyrtarët e UNRWA-s si bashkëpunëtorë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit kundër Izraelit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
UNRWA është grupi kryesor i ndihmës humanitare në Gaza. Rreth 2 milionë banorë të Gazës mbështeten në të për ndihmë, me 1 milion njerëz që përdorin strehimoret e UNRWA-s për ushqim dhe kujdes shëndetësor në mes të luftimeve në enklavë.