Lajmet e fundit

Kryemninistri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka lansuar një kampanjë qëllimi i së cilës është mobilizimi i hebrenjve amerikanë, kundër marrëveshjes bërthamore në mes Iranit dhe fuqive botërore të udhëhequra nga Presidenti amerikan Barack Obama.
Në një aktivitet virtual të organizuar nga grupet hebrenje të Amerikës Veriore, Netanjahu ka dhënë argumentet e tij, se marërveshja e 14 qershorit nuk është e mjaftueshme për t’i frenuar projektet bërthamore të Iranit. Ai ka thënë se edhe Teherani mund të ndihmojë me financa në zgjidhjen e konflikteve destabilizuese në rajon.
Netanjahu ka deklaruar se nuk e kundërshton marrëveshjen se dëshiron luftë, por se sipas tij ai dëshiron ta parandalojë luftën duke e kundërshtuar një ujdi që e sjellë atë.