17.12.2016 · përditësuar para 3514 dite1 min lexim
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Drenasit të do mbahet nesër, meqë si rezultat i zgjedhjeve të 4 dhjetorit, komuna shkoi në balotazh.
Dy pretendentët për këtë postë gjatë ditës së nesërme presin votën e bashkëvendësve të tyre.
Vendvotime për qytetarët do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes.
Në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë 52 mijë e 569 votues, njofton Klan Kosova.
Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, po në këtë komunë do të ketë rritje të votuesve prej 2 mijë e 338.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuesit do të jenë të shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime.
Ndërsa zgjedhjet do të monitorohen nga rreth 1000 vëzhgues të akredituar, të cilët përfaqësojnë ambasadat, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të vendore, subjektet politike dhe mediat.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas mbahen pasi Nexhat Demaku që udhëhiqte me këtë komunë për dy mandate, e la detyrën, kur drejtësia e gjeti fajtor në rastin “Drenica 2”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.