Lajmet e fundit

Vendimi për paraburgimin e gjashtë personave të arrestuar pas aksionit të sotëm të EULEX-it pritet të merret nesër rreth orës 12:00.
Paraprakisht, Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej një muaji, njofton Klan Kosova.
Në mesin e të arrestuarve është edhe avokati Nuhi Uka që është edhe ish kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës.
Aksioni i sotëm ishte realizuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës nën dyshimin për krim të organizuar, tjetërsim prone shtetërore dhe shpëlarje parash.