Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër në orën 09:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Gjatë kësaj seance do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Ekipit Negociator të Kosovës si dhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet të dyja vendeve.
Kryekuvendari, Kadri Veseli tha se seanca do mbahet nesër në ora 9:00, ndërsa në orën 10:00 do vazhdojmë me seancën e rregullt,njofton Klan Kosova.