Lajmet e fundit

Me një minutë heshtje për viktimat e sulmeve në Paris, të premten, filloi mbledhjen Kryesia e Kuvendit të Kosovës
E pas kësaj, dyert e sallës u mbyllën për mediat.
Takimi zgjati e vendimi kryesor i saj doli të jetë thirrja e një seance të jashtëzakonshme plenare, njofton Klan Kosova.
Pika e vetme e saj, me kërkesë të kryeministri Isa Mustafa, të cilën opozita e kundërshtoi, është shqyrtimi i projekt-ligjit për buxhetin e vitit 2016.
Kur kumtoi këtë lajm, kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se buxheti është jetik për funksionimin e shtetit, andaj kërkoi që të lihen anash interesat politike
Kronikë nga Besnik Tahiri.