Lajmet e fundit

Seanca parlamentare për votimin e aneks-marrëveshjes së re për Demarkacionin me Malin e Zi pritet të mbahet nesër në orën 14:00.
Për mbajtjen e kësaj seance në këtë kohë, sipas burimeve të Klan Kosovës merr, janë pajtuar koalicioni qeverisës – përveç Listës Serbe. Deputetët serbë ende nuk dihet nëse janë pajtuar për votimin e aneks-marrëveshjes.
Seanca për votimin e Demarkacionit njëherë ishte vendosur të mbahet të dielën në orën 18:00, por më pas u vendos të shtyhet për një ditë tjetër.