Lajmet e fundit

Banorët e Graçanicës kanë paralajmëruar një protestë për nesër.
Në thirrjen për protestë thuhet se arsye për këtë tubim në qendër të Graçanicës do të jetë situata e keqe e sigurisë në territorin e komunës, transmeton Klan Kosova.
Sipas njoftimit, ky tubim do të mbahet " pas aktiviteteve më të shpeshta kriminale në komunën e Graçanicës", e cila kulmoi në një sulm mbi 85 vjeçarin Vojisllav Popoviq dhe mbesën e tij".
Në thirrjen për protestë, megjithatë, nuk është specifikuar, se kush janë organizatorët e saj, por ajo është raportuar në polici.
"Dje kemi marrë një kërkesë. Policia do të sigurojë protestën, por nuk ka nevojë për të ndaluar trafikun", ka thënë komandanti i stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, raporton Radio Kim, përcjellë Klan Kosova.