Lajmet e fundit

Janë pikat e deklaratës së përbashkët të pozitës e opozitës në kuvendin komunal të Deçanit.
Asamblistët me anë të kësaj deklarate po kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që manastirit të këtushëm ortodoks t’i japë 23 hektarë tokë, njofton Klan Kosova.
Këta po kërkojnë që institucionet përkatëse mos ta zbatojnë këtë vendim, që për ta është politik dhe krejt i papranueshëm, njofton Klan Kosova.
Kryetari i kësaj komune veç u zotua në veprimet e tij të mëtutjeshme.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.