Lajmet e fundit

Të martën është paralajmëruar protestë nga Rrjeti i Grave të Kosovës përballë stacionit policor në Ferizaj.
Kjo u bë e ditur nga koordinatorja e Rrjetit të Grave të Kosovës,Valmira Rashiti, pas vrasjes së 18 vjeçares Marigona Osmani, nga i dyshuari Dardan Krivaqa, me të cilin ishte martuar dy muaj më parë.
Sipas saj ishte kjo vrasje që nxiti këtë reagim por edhe rritja e rasteve të dhunës në familje në tre muajt e fundit.
Ndërsa hulumtuesja në Institutin të Kosovës për Drejtësi, Gëzime Hashani, thotë se drejtësia nuk po e jep dënimin meritor dhe efektiv për kryesit e këtyre veprave.
Kronikë nga Blerina Shoshi.