Lajmet e fundit

Për shkak të përkeqësimit të motit nesër pasdite, Bashkia Tiranë u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes.
Duke folur për mediant drejtori per Zhvillimin e Marredhenieve me Komunitetin dhe Njesitë Administrative, Admir Abrija kërkoi të evitohet qarkullimi me mjete private si dhe të evitohet lëvizja buzë brigjeve të lumejve.
“Qytetarët të evitojnë qarkullimin me automjete private nesër pasdite. Të përdorin transportin publik. I bëj thirrje qytetarëve në zonat rurale të saj të marrin masa dhe të mos lënë fëmijët të lëvizin buzë brigjet e lumejve ku paraqitet rrezikshmëri”, tha Adrija./lapsi.al