Lajmet e fundit

Sipas një eventi në rrjetin social Facebook, nesër në fillim nga ora 18:00, opozita do të mbaj një tubim me studentë kur do të diskutohet për aktualitetin politik, njofton Klan Kosova.
Në sallën e qendrës së studentëve (prapa menzës), fjalim para studentëve do të mbajnë deputetët opozitarë si ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi nga AAK si dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën.