Lajmet e fundit

Duke filluar nga nesër do të nis dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës.
Kjo e fundit bën të ditur se kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.
"Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".
"Edhe sivjet ky proces do të zhvillohet në 5 faza, për të arritur efektshmërinë maksimale gjatë gjithë sezonit veror" njofton Komuna e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.