Lajmet e fundit
Për procesin gjyqësor katërvjeçar, pafajësinë dhe kthimin si ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë; për proceset brenda komunitetit islam në Kosovë; për proceset shoqërore dhe politike të Kosovës dhe për shumëçka tjetër, flet të hënën, në Zona B, Shefqet Krasniqi

Si u kthye në petkun e ligjëruesit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi?
A synon të jetë sërish imam i saj, dhe si do ta bindë Bashkësinë Islame të Kosovës?
Kush mendon ai se e mbajti larg xhematit, deri tani?
Sa e dëmtoi gjyqi katërvjeçar, dhe pse atij ia ka dhënë epitetin ‘show me tendenca politike’?
Çfarë janë këto tendenca sot?
Cili është komenti i Shefqet Krasniqit për kastën politike të vendit dhe përplasjet e saj me veten?
Ndiqeni të hënën në Klan Kosova rrëfimin e ekskluziv të hoxhës që sfidon konstruktet shoqërore siç i njohim.
Në Zona B me fillim në orën 21:00, Shefqet Krasniqi kthehet për një tjetër përshkrim të veçantë të kohës.