Lajmet e fundit

Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës në fillim prej orës 20:00, do të mund të ndiqni premierën e shfaqjes “Budallenjtë” nga Neil Simon me regji të Florent Mehmetit.
Asisten regjie në këtë shfaqje është Arzana Kraja, skenografia, Petrit Bakalli, kostumografia, Rudina Xhaferi kurse muzika Ard Islami.
Në këtë shfaqje luajnë Shkëlzen Veseli, Adrian Morina, Ilire Vinca, Arta Selimi, Ylber Bardhi, Ramadan Malaj, Xhejlane Godanci, May-Linda Kosumovic, Semira Latifi dhe Albulena Kryeziu.
“Budallenjtë” tregon historinë e një mësuesi që ka mission për ta edukuar popullsinë e një vendi të vogël e provincial, duke e prishur mallkimin që i mban ata si “budallenj”.