Lajmet e fundit

Nesër me datën, 28 shtator 2015 në Kovragë të Komunës së Istogut, do të mbahet Dita Tradicionale e Vjeljës së Mollës.
Prezent në këtë aktivitet pritet të jenë prezent Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, Drejtori i USAID në Kosovë, James Hope, Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, si dhe Shoqata e pemëtarëve “Pema”, të cilët do të organizojnë këtë aktivitet, njofton Ministria e Bujqësisë përmes një komunikate.
Në këtë aktivitet që do të fillojë nga ora 11:00, pritet të marrin pjesë edhe shumë kultivues të mollës, transmeton Klan Kosova.