Lajmet e fundit

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë bisedimet në nivelin teknik të enjten, më 17 shtator në selinë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel.
Këtë e ka bërë të ditur e ashtuquajtura Zyrë Serbe për Kosovën, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se delegacioni nga Beogradi, i udhëhequr nga Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën do të diskutojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe çështjen e pronës.
https://klankosova.tv/be-ja-jep-detaje-per-takimet-e-ardhshme-kosove-serbi-ne-bruksel4/