Nesër, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
"Dardanët" do të jenë mysafirë të Suedisë, ku do ta kërkojnë fitoren e dytë përballë kësaj kombëtareje.
Tashmë ekspedita e "verdhekaltërve" është nisur për në Goteborg, ku do të luhet loja.
Kryetari i FFK-së Agim Ademi, në një prononcim për Klan Kosova deklaroi se janë gati për ta përsëritur suksesin.
"Uroj dhe shpresoj që të jemi bashkë me Shqipërinë, të shihemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë", theksoi Ademi në një prononcim të drejtpërdrejtë për gazetarin e Klan Kosovës, Andi Shabani.
https://www.youtube.com/watch?v=bOLX3lstQZw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.