Lajmet e fundit

Shqipe Dema, drejtoreshë e departamentit të zhvillimit rural në Ministrinë e Bujqësisë ka thënë që nga nesër do të fillojë aplikimi për grante në bujqësi në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Dema në Kosova Direkt në Klan Kosova ka thënë që kjo përkrahje përmes granteve investive do të jetë për fermerët në gjithë territorin e Kosovës.
"Të drejtë aplikimi kanë qytetarët e Kosovës që jetojnë në zona rurale prej moshës 18 vjecare deri në 35 vjeçare".
"MBPZHR-ja ka ndarë një buxhet prej 23 milionë eurove", ka thënë Dema.