Lajmet e fundit

Është mbajtur seanca e fundit në rastin e sulmit ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimja.
I pandehuri, Sovran Syla ka pranuar kryerjen e veprës për të cilën ka thënë se e ka bërë pa kontroll dhe i ka kërkuar falje gazetarit Hasimja, njofton Klan Kosova.
I dëmtuari Hasimja ka kërkuar nga gjykata që me rastin e marrjes së vendimit të merren parasysh rrethanat lehtësuese, për shkak të gjendjes emocionale të të akuzuarit.
Ai poashtu ka kërkuar që Syla të lirohet nga arresti shtëpiak deri në marrje të vendimit.
Mbi të pandehurin rëndon akuza për vrasje të rëndë në tentativë.
Në anën tjetër mbrojtja ka mohuar se krimi është kryer me paramendim dhe ndaj një personi zyrtar.
Vendimi për këtë rast pritet të merret në seancën e caktuar për ditën e mërkurë, me fillim në ora 13:15.