Lajmet e fundit

Pas shpalljes së datës për mbajtjen e seancës konstituive nga presidenti Hashim Thaçi, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet për t’u përgatitur për seancën e parë të legjislacionit të gjashtë.
Kjo mbledhje do të mbahet në orën 14:00.
“Përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI”, thuhet në një njoftim të Kuvendit.
Thaçi sot pas takimit që pati me partitë politike vendosi që seanca e parë e Kuvendit të mbahet më 3 gusht, transmeton Klan Kosova.