Nesër do të mbahet mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Klan Kosova mëson se në rend të ditës për diskutim është buxheti i zgjedhjeve që do të mbahen me 7 qershor.
Poashtu, do të diskutohet edhe plani operacional për këto zgjedhje./Klankosova.tv.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu njoftoi sot se 7 qershori është vendosur zyrtarisht si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Sot bazuar në Ligjin për zgjedhjet, përmbylla takimin me përfaqësues të subjekteve politike. Pas vlerësimit të afatave kushtetuese, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu.
https://klankosova.tv/zyrtare-zgjedhjet-e-parakohshme-mbahen-me-7-qershor-2222/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.