Lajmet e fundit

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare.
Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit që ka përfunduar pak minuta më parë, njofton Klan Kosova.
Seanca e parë do të jetë vazhdim i seancës së kaluar plenare maratonike ku është votuar pro Ligjit për Trepçën dhe do të ketë 12 pika të rendit të ditës.
Në orën 14:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për arrestimin e drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Këtë seancë të jashtëzakonshme e kanë kërkuar 44 deputetë të Kuvendit të Kosovës.