Lajmet e fundit

Të shtunën , në një ceremoni solemne që do mbahet në Prishtinë do të bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe personalitete të ndryshme nga sfera politike dhe kulturore e vendit.
Ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish- Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.
Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.