Të shtunën mbahet finalja e spektaklit Big Brother VIP Albania, ku katër finalistë do të përballen për çmimin e madh të këtij edicioni.
Në garën për trofeun kanë arritur Mateo, Selin, Miri dhe Rogerti, të cilët përgjatë rrugëtimit të tyre kanë krijuar dinamika të forta.
Se kush prej tyre do të shpallet fitues, mbetet të vendoset në natën finale, e cila pritet të sjellë emocione dhe surpriza.
Kjo temë është diskutuar edhe sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku gazetarët kanë analizuar mundësitë dhe shanset e secilit finalist për të rrëmbyer çmimin kryesor.
Ndiqni detajet:
https://youtu.be/8FtTepIvZMk
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.