Radio Klan Kosova FM, shënon ditën e themelimit çdo 28 Nëntor, që nga viti 2021.
Në ditëlindjen e dytë, stafi i radios ka përgatitur program të pasur festiv, me elemente të festës kombëtare, Ditës së Flamurit dhe përvjetorit të radios që në dy vitet e para ka mbledhur dëgjues të shumtë nga Kosova, mbarë trevat shqipfolëse dhe mërgata.
Festa kulmon më 28 Nëntor (e martë) me transmetimin e programit festiv në Klan Kosova, nga ora 13:00.
Programi mund të shikohet direkt edhe në kanalin 1 në Artmotion dhe në Youtube, kanalin zyrtar të Klan Kosovës.
Stafi i radios përshëndet dhe falënderon gjithë dëgjuesit anembanë botës për dëgjueshmërinë dhe kohën që ia falin Klan Kosova FM.
Vazhdojmë të ecim me sloganin: JEMI BASHKË!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.