Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është pyetur nga gazetarët për çështjen e presidentit, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.
Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, e ka pyetur Haxhiun se nëse do të propozohej ajo për të parën e shtetit, a do të ishte e gatshme për këtë pozitë.
Haxhiu ishte e qartë në përgjigjen e saj, transmeton Klankosova.tv
“Jam kryetare e Kuvendit, i falënderoj deputetët për mbështetjen. As nuk është përmendur e as nuk do të përmendet.” - tha Haxhiu.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.