Lajmet e fundit

Janë disa shenja që mund të tregojnë qartë se partneri juaj është duke ju tradhtuar.
Nëse partneri ose partnerja juaj justifikohet që punon deri natën vonë, është shumë i/e kujdesshëm në përdorimin e telefonit apo kompjuterit para jush e nuk ka dëshirë për seks atëherë ju duhet të mendoni seriozisht mundësinë që ai/ajo ka gjetur dikë tjetër.
Por janë disa tipa të personaliteteve që kanë më shumë tendencë të mos qëndrojnë besnik, transmeton Klan Kosova.
Psikologët Olga Levancuka dhe Gary Amers, kanë treguar se cili tip i një burrit ose gruas kanë më shumë tendencë që të tradhtojnë.
Flirtuesit
Ka shumë kuptim që dikujt që i ka pëlqyer flirtimi para se të fillojnë lidhjen, sigurisht që nuk munden menjëherë të hyjnë në një lidhje monogame. Shumë persona që tradhtojnë flirtojnë me shumë persona, shpesh madje edhe kur janë me partnerët e tyre.
Lakmitarët
Personat që janë lakmitarë nuk kënaqen lehtë. Ata gjithmonë e mendojnë që mund të gjejnë dikë më të mirë.
I pëlqen vetvetja
Ekspertët thonë se personat që kanë vlerësim shumë të lartë për veten kanë tendencë që të tradhtojnë partnerët e tyre. Personave që u pëlqen shumë vetja, dëshirojnë gjithmonë që të gjejnë një person që ia kujton çdo ditë se sa të mirë janë.