Lajmet e fundit

Me siguri sot mund të keni dëgjuar lajmin më të rëndësishëm të dhënë ndonjëherë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Mishrat e përpunuar si proshuta apo sallami mund të shkaktojnë kancer. Por çfarë duhet të hamë që të qëndrojmë të shëndetshëm?
Mjekët thonë se përgjigja është e lehtë: Hani më shumë si një grek. Dieta mesdhetare e pasur me arra dhe fruta, me sasi të limituar të mishit dhe qumështit, është rruga e duhur për të ndjekur.
Studim pas studimi kjo dietë ka treguar se është çelësi për t’ju ndihmuar të jetoni më gjatë duke patur një rrezik më të ulët për kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Kjo dietë madje, e mban trurin tuaj të ri dhe të shëndetshëm. Nëse mbani një dietë që favorizon perimet dhe frutat, ajo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të mbani një peshë të shëndetshme, e cila është e mirë për shëndetin tuaj.
Për hir të shëndetit tuaj duhet të kaloni në anën e perimeve dhe drithërave. Ju mund të hani peshk dhe pula të paktën dy herë në javë. Në qoftë se ju pini, atëherë gëzojuni një gote vere në darkë . Gatimi me vaj ulliri është më i mirë në krahasim me gjalpin. Kufizoni sasinë e yndyrave të ngopura, mishit dhe qumështit. Hani më shumë bimë dhe ju do të ndiheni më mirë, ju do të jeni të shëndetshëm dhe do të dukeni mirë, gjithashtu, transmeton Gazeta Shekulli.