Lajmet e fundit
Planifikimi i duhur, përgatitjet adekuate dhe pajisjet e përshtatshme e veshja e duhur mund të parandalojë në të shumtën e rasteve lëndimin apo edhe sëmurjen nga sportet dimërore

Dimri është një kohë me të vërtetë zbavitëse e vitit edhe pse sjellë të ftohit gjë që me të cilën mund të pësoni ndjenja të pakëndshme. Megjithatë pjesëmarrja në sportet e dëborës është një zgjedhje njerëzore, për rekreacion dhe gjithësesi mund të kaloni kohë në pjesët e mjediseve alpine, transmeton Klan Kosova.
Kushtet e ndryshme në këto mjedise duhet konsideruar tejet serioze për t’u përgatitur për një gjë të tillë, për të minimizuar të paktën rrezikun e lëndimeve personale fizike.
Prandaj shumica e lëndimeve që ndodhin në sportet e borës, mund të parandalohen me planifikimin dhe përgatitjen adekuate me pajisjet e duhura.
Kushtet atmosferike të ftohta, janë të pritura në mjediset alpine, sidomos në zonat e hapura të tilla si majat e malit që prezente është era e fuqishme, e që kontribuon ndjeshëm në temperaturën e trupit tuaj duke shkaktuar dridhje të muskujve.
Efekti kolektiv i këtyre kushteve, është humbje e nxehtesisë e cila paraqet kërkesa për shtresa të tjera mbështjelljeje në trupin tuaj.
Pjesëmarrësit në sporte dimërore, duhet të jenë të vetëdijshëm për lëndimet dhe efektet anësore që mund të pësojnë nga dielli kur ushtrojnë në mjediset alpine e që mund të përfshijnë:
Djegien nga dielli, ngase rrezatimi ultravjollcë është i pranishëm, madje edhe në kushte të ftohta dhe me re, kjo bënë që relfektimet mund të shkaktojnë djegien në lëkurën e ekspozuar, disa prej njerëzve e konsiderojnë normale por ajo është djegie nga rrezet e diellit, përcjellë Klan Kosova.
Verbëria në borë, kjo vjen si pasojë e reaksionit të dritës së diellit në kornean e syrit, nga rrezatimi ultravjollcë, simptomat mund të përfshijnë dhimbje, sy të përlotur, dhe turbullira të përkohshme të të pamurit.
Ka hapsirë të pafund për pjesëmarrësit në fusha të ndryshme të rekreacioneve dimërore, prandaj gjithnjë bëhet më sfiduese natyra mbi vetën e tyre për të përmirësuar aftësitë e secilit. Ajo cfarë kërkohet është niveli i ndryshëm i posedimit të energjisë në trup, fleksibilitet, koordinim dhe ekuilibër.
Planifikimi i duhur, përgatitjet adekuate dhe pajisjet e përshtatshme e veshja e duhur mund të parandalojë në të shumtën e rasteve lëndimin apo edhe sëmurjen nga sportet dimërore, përcjellë Klan Kosova.