Lajmet e fundit

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar kur një autobus i stërmbushur ka rrëshqitur në një rrugë malore në Nepal.
Raportohet se pasagjerët ishin brenda në autobus, por edhe mbi të.
Pasi mjeti ra nga shkëmbi në afërsi të fshatit Lapang Pedi dhe në fund u ndal në bregun e lumit Anka.
Të mbijetuarit janë marrë me helikopter në kryeqytetin nepales të Katmandusë, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.