Lajmet e fundit

Shpend Kastrati është shpallur fajtor dhe është dënuar me 9 vjet burg për vrasjen e gjyshit të tij, Ismajl Kastrati, një vit e gjysmë më parë.
Aktakuza thotë se nga plagët e marra kishin shkaktuar “gjakderdhje masive trunore… të shoqëruara me thyerje të eshtrave të kafkës” të cilat i kishin sjellë vdekjen viktimës në vend të ngjarjes, shkruan kallxo.com.
Në seancën e mbajtur të mërkurën, trupi gjykues njëzëri vendosi që të akuzuarin Shpend Kastrati ta shpallë fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë.
Bashkë me dënimin prej 9 vitesh burg, Shpend Kastrati i është dhënë edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim ne institucionin e kujdesit shëndetësor.