Lajmet e fundit

Pejë / 15.05.2024 – 02:00-06:30. Lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit kompetent një person i dyshuar është dërguar në mbajtje pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer veprat e lartcekura ndaj viktimës mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.
Rahovec / 15.05.2024 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti përmes telefonit kishte kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Malishevë / 15.05.2024-09:00. Dy viktimat ferma kosovare kanë raportuar se dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tyre. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. Malishevë / 15.05.2024-23:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit viktima është dërguar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Gjakovë / 15.05.2024-23:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë fizike ndaj saj dhe ndaj viktimës mashkull kosovar, ku të njëjtit pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë dërguar në strehimore. Lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit pasi i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar. Mitrovicë Jugu / 14.05.2024 – 14:15. Më 15.05.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.